BoksSporti

Fury rikonfirmon: Kjo është data dhe vendi për rimeçin ndaj Wilder

Boksieri i njohur, Tyson Fury, ka rikonfirmuar datën kur do të zhvillohet rimeçi i madh ndaj boksierit amerikan, Deontay Wilder.


Tyson Fury dhe Deontay Wilder u takuan në dhjetor të vitit të kaluar, por nuk pati fitues në atë ndeshje. Dhe, që nga atëherë e deri më tani është folur për një rimeç.

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët, boksieri britanik rikonfirmoi se rimeçi do të zhvillohet më 22 shkurt të vitit të ardhshëm në Las Vegas.

Tyson Fury ka 28 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje. Së fundmi ai mposhti boksierin gjerman, Tom Schwarz, me një ‘nok-aut’ në raundin e dytë.

Ashtu si Fury, edhe Deonaty Wilder ka fituar çdo ndeshje profesionale dhe ka vetëm një barazim, atë ndaj Furyt. Boksier amerikan numër 41 fitore. Së fundmi mposhti boksierin tjetër amerika, Dominic Breazeale, që në raundin e parë.