FutbollSporti

Fyen në baza nacionale lojtarët e KF Tërnocit në Serbi


Pas kalimit në një ligë më lartë, KF Tërnoci më nuk është duke i radhitur fitoret sikurse në ligën e mëparshme, por ky është sporti dhe ky nuk është një shqetësim që duhet të preokupojë heronjtë e fushës së gjelbërt.

Artikull i sponsorizuar

Shqetësimi më i madh edhe më tejë mbetet sjellja vullgare ndaj ekipit të vetëm shqiptarë në këtë ligë, sidomos kur ndeshjet zhvillohen si mysafirë në klubet serbe, lojtarët e KF Tërnocit fyhen në mënyra të ndryshme nga tifozët, por deri më tash nuk kishte ndodhur që në baza nacional të fyhen edhe nga referët.

Sipas Valon Ramadanit kapitenit të klubit, fyerja në baza nacionale që sot kanë përjetuar nga referja ansore e ndeshjes mes KF Svetllost dhe KF Tërnoci ndeshja e cila ka përfunduar me rezultat 4:0 tejakoln cdo kufij të sportit.

“Sporti është i tillë dikush humbë dikush fiton dhe kjo është gjë normale, me fyerjet e tifozëve kur luajmë në fusha tjera tashmë jemi mësuar, por të na fyej në baza nacionale referja e lojës kjo nuk mund asesi të jetë e pranueshme” u shpreh kapiteni Ramadani.  

Në këtë ndeshje referja ansore sipas Ramadanit por edhe lojtarëve tjerë i ka sharë lojtarët e KF Tërnocit duke i thënë (jebem ti shiptari), një fyerje në baza nacionale e që priten tw reagojnw edhe kompetentët lidhur me këtë. Në rrjetin social është të Ultars