Ftohen të gjithë përfituesit e OJQ-ve për të nënshkruar kontratat me komunën e Preshevës
Komuna e Preshevës ka ftuar të gjithë përfituesit e programit për Organizatat JoQeveritare të vitit 2020 të paraqiten në administratën komunale për të nënshkruar kontratat me komunën e Preshevës.
Përfaqësuesit e Organizatave JoQeveritare duhet të paraqiten tek kryeshefi i administratës komunale nga nesër më datë 11 Gusht 2020 deri më datë 13 Gusht 2020 nga ora 10:00 deri në ora 14:00