Fshati Tërrnoc i Madh një vatër e koronavirusit
Shumica e pacientëve të rinj me koronavirus në territorin e komunës së Bujanocit janë nga Tërnoci, tha Dr. Lela Jovanović, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur nga 140 në 147, dhe kohët e fundit shumica e tyre janë nga Tërnoci, thotë ajo dhe shton se rezultatet e 30 mostrave janë në pritje.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 147, por saktësia e këtyre të dhënave dyshohet, sepse, siç tha epidemiologu Branislav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit Republikan të Krizave, shumë njerëz trajtohen në shtëpi ose në ordinanca private, për këtë arsye ata nuk janë të regjistruar zyrtarisht.
Në fillim të kësaj jave, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, Dr Lela Jovanoviq, tha për Bujanovaçke se veçanërisht banorët e Tërnocit shmangin shkuarjen në ambulancën Kovid në fillim të shfaqjes së simptomave.
Për shkak të kësaj, siç tha ajo, gjendja shpesh përkeqësohet dhe pasqyra klinike është e vështirë, gjë që kërkon shtrimin urgjent në spitalet në Vranjë ose Nish.