Lajme

Frika e Daçiqit nga Bideni për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye me presidentin Donald Tramp janë të interesuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, për Tv Hepi.

“Tramp është i interesuar që të zgjidhet problem i Kosovës, sepse atij i duhet një sukses në politikën e jashtme e kjo do të ishte zgjidhja e përhershme e çështjes së Kosovës që nuk mund të arrihet pa zgjidhje me Serbinë, mendon ai, duke shtuar se këtë Tramp e ka kuptuar, sikur shqiptarët edhe disa vende evropiane.
“Tash është moment, ShBA-ve iu ngutet për shkak të zgjedhjeve, Mogherinit po ashtu, në anën tjetër atyre që nuk duan zgjidhje, nuk ju ngutet”, ka thënë Daçiq duke aluduar në institucionet e Prishtinës.
Ai shprehet se janë të nevojshme të plotësohen disa kube në planin ndërkombëtar, që në momentin aktual janë kundër Serbisë.
“Nëse kthehet Biden (ish nën kryetari i Partisë Demokratike në ShBA, Xhozef Biden) nuk di si do të sillet ndaj Serbisë, sepse në Prishtinë ka një shesh me emrin e tij. Nuk i gëzohemi asaj administrate andaj anojmë nga Trampi, sepse e ka mundur Klintonin (Hilari), nëse për asgjë tjetër”, ka thënë Daçiq.Ai ka shtuar se do të vazhdojnë tërheqjet e njohjeve për Kosovën, duke përkujtuar se për 5 vjet janë tërhequr 13 njohje.
“Qytetarë të Serbisë, numri i vendeve të OKB-së që njohin Kosovën se shpejti do jetë nën gjysmën e anëtarëve të OKB-së”. ka thënë ai duke thënë se për këtë i duhen edhe 6 vende që do tërheqin njohjen.Anëtare të OKB-së janë 193 vende, 91 prej tyre nuk e kanë njohur Kosovën, disa pop or votojnë kundër, ndërsa që Serbia të këtë shumicën i duhen 97 vota.