Bota

Francë: Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar

Presidenti Emmanuel Macron ka dalë fitues në rundin e dytë të zgjedhjeve në Francë, duke mundur rivalen e tij, Marine Le Pen.

Kështu, Macron fiton edhe një mandat të dytë presidencial pesë-vjeçar në Francë.

Sipas France 24, përcjell Telegrafi, Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat të dytë si president francez të dielën me 58.2% të votave, sipas një vlerësimi nga instituti i sondazheve Ipsos.