Lajme

Kurti e quan Vuçiqin Putin i vogël!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, “Putin të vogël”, derisa deklaroi se me të e me presidentin e Republika Srpskas në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë nuk ka qenë më e kërcënuar.

Kurti shkroi në Facebook të dielën se në kohën kur e gjithë bota demokratike doli krah Ukrainës, “fqinj unë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin, duke i thurur lavde e duke i arsyetuar krimet e tij në Ukrainë”.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit. Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar”, shkroi Kurti.

I pari i Qeverisë potencoi se ata që besojnë se Beogradi po armatoset nga veri-lindja, nuk duhet marrë seriozisht “sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale”.

“Mund të duket mbivlerësim kur thuhet që në Ukrainë po përcaktohet e ardhmja e botës, por mbase është nënvlerësim nëse thuhet vetëm që aty po mbrohet Evropa dhe demokracia. Fashizmi nuk është i rezervuar për Gjermaninë e Italinë ndërmjet dy luftërave botërore apo Kilin e Pinoçetit para gjysmë shekulli. Secili komb a shtet mund të përfundojë në fashizëm”