Francë/ Pas dy deputetëve të prekur, 5 të tjerë testohen për koronavirus
Koronavirusi vijon të shpërndahet me shpejtësi në Europë dhe ne vënede të tjera të botës, duke shkaktuar mijëra viktima.
Ndërkohë, mësohet se në Francë dy anëtarë të Asamblesë Kombëtare janë dërguar në spital pasi janë prekur nga virusi vdekjeprurës ndërsa 5 ligjvënës të tjerë iu janë nënshtruar testimeve për këtë sëmundje.
Asambleja Kombëtare nuk bën me dije emrat e dy deputetëve të infektuar, por mediat raportojnë se një prej tyre është Jean-Luc Reitzer, i cili përfaqëson zonën më të prekur nga Covid-19 në Alsasë. Ai momentalisht ndodhet në spital të terapi intensive.
Ligjvënësi tjetër i prekur me virusin vdekjeprurës është një grua. Për shkak të situatës së krijuar seancat e Dhomës së Ulët nuk do të zhvillohen deri në 22 mars.
Më herët, Ministria e Shëndetësisë në Francë bëri me dije se numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka arritur në 16, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 949./ opinion.al