BotaShqipëri

FOTO/ Trump emëron ambasadoren e re të SHBA-ve në Tiranë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë propozimin e tij në Senat për ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Yuri Kim, e cila ka shërbyer gjatë karrierës së saj në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore.

Zonja Kim ka shërbyer edhe si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit dhe si anëtare e delegacionit amerikan për të mbyllur programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjithashtu, ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Bagdad dhe Turqi.