Të fundit

[FOTO] Fshati Golemidoll bëhet me park dhe lojra për fëmijë

Komuna Preshevës njofton se kanë filluar punimet në rregullimin e parkut në fshatin Golimidoll.

Në kuadër të Planit investiv, ku është paraparë rregullimi hapësirave publike nëpër vendbanimet e komunës sonë, me qëllim të rekreacionit dhe shfrytëzimit të kohës së lirë nga të gjitha grupmoshat, në Bashkësinë Lokale Golemi Doll kanë filluar punimet në rregullimin këndit të lojrave për fëmijë në kuadër të hapësirës parkut të fshatit.

Ky projekt realizohet në vazhdën e rregullimit të hapësirave publike dhe parqeve nëpër vendbanimet e komunës sonë, ku tashmë kanë përfunduar rregullimi i parqeve dhe këndeve të lodrave në fshatin Leran, Bushtran, Tërnavë, Stacion hekurudhor, në rrugën e Gjilanit në Preshevë, në stadiumin e qytetit etj.

Projekti i rregullimit të hapësirave publike do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera të komunës sonë.