Forumi Rinor “Rahovica” mbanë edicionin e esesë me temën “Një ditë në Bibliotekë”
Edicioni i esesë nga OJQ “Forumi Rinor Rahovica“ në bashkëpunim me Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë me temën e lartëcekur ishte pjesë e projektit “Java e Forumit“
Edcioni ishte i hapur nga data 26 dhjetor 2020 deri më 15 janar 2021, ku të drejtë për pjesmmarje kishin vetëm stundentët nga Lugina e Preshevës.
Fjalën hyrëse dhe përshëndetëse fillimisht e mori drejtori i Bibliotekës z.Reshat Neziri i cili i përshëndeti të pranishmit, falënderoi studentët për pjesëmarrje me punimet e tyre, shprehu mirënjohje për jurinë si dhe vlerësoi lartë veprimtarinë e FRR-së. Ai theksoi se biblioteka është e qytetarëve dhe se dyertë i ka të hapura për të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar.
Kryetari i organizatës z.Leutrim Asllani pasi përshëndeti të gjithë konkurentët dhe jurinë, njëherit i falenderoi studentët për pjesëmarrje në edicion, ndërsa jurinë për marrjen e përgjegjësisë dhe vleresimin e punimeve. Ai theksoi se të shkruarit bukur është art në vete, shkrimet kualitative dhe me mesazh pozitiv ndikojnë fuqishëm për ti frymëzuar njerëzit drejt veprave të mira. Shumë autorë të mëdhenjë botërorë kanë filluar kështu me ese e poezi dhe me punë e angazhim kanë arritur në majat e suksesit.
Juria e ngritur nga FRR-ja dhe nga biblioteka e qytetit është përbër prej tre gjuhëtarëve:
1) Lirie Sadullahu,
2) Ardita Hyseni
dhe 3)Shefat Ademi.
Në emër të jurisë fjalën përshëndetëse e mori Shefat Ademi ku i falënderoi studentët, konkurentët dhe i përgëzoi për guximin e tyre që kanë për të shkruar dhe për të shprehur mendimet dhe opinionet e tyre. Njëherit, falenderoi organizatorët për këtë ide kreative dhe për besimin e dhënë.
Edhe pse anëtarët e jurisë i kanë poseduar punimet e konkurentëve disa ditë më herët, sipas protokollit për disa minuta u lirua godina e Bibliotekës nga të gjithë konkurentët për ti lënë vetëm jurinë që të marrin vendimin perfundimtar për shpalljen e tre punimeve më të mira.
Me tu kthyer në Bibliotekë pas disa minutave, prof.Ardita Hyseni në emër të jurisë i shpalli tre punimet më të mira.
Fituese e edicioni për ese është:
Vendi i parë: Hamza Salihu – student i mjekësisë së përgjithshme në Tiranë.
Vendi i dytë: Shaha Hyseni – studente në fakultetin e arteve të bukura drejtimi studime kulturore në Turqi.
Vendi i tretë: Sumeja Veseli -studente e inxhinjerisë kompjuterike në Prishtinë.
Mirënjohje për pjesmarje në edicion iu nda edhe studentit ekselent Pashtrik Mehmeti (student për udhëheqje dhe këshillim psikologjik në Turqi), si dhe studentes së dalluar Nita Jusufi (studente e mjekësisë së përgjithshme në Tiranë) e cila mungoi në këtë event.
Pos mirënjohjeve për të gjithë konkurentët vendit të parë iu dha shpërblimi simbolik në vlerë prej 50 €, vendi i dytë 30 € dhe vendi i tretë 20 €.
Mirënjohje në shenjë falendermi iu dha edhe jurisë profesionale që vullnetarisht (pa pagesë) vlerësuan punimet e studentëve. Edicioni përfundoi uruar që edhe në të ardhmen, bashkëpunimi për të mirën e shoqërisë të mos mungojë asnjëherë!
Njofton departamenti për informim pranë FRR-së.