Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në mënyrë simbolike uroi pushtetin lokal për Vitin e Ri 2021
Para objektit të Komunës së Preshevës aktivistë të Forumit Rionirë të PVD-së vendosën pako me mbishkrime të cilat në mënyrë satirike shënuan skandalet, korrupsionin dhe mashtrimet e pushtetit lokal.
Shpërfaqja e manipulimeve, korrupsionit, premtimeve të parealizuara po del të jetë e papërballueshme për pushtetin në ikje. Duke llogaritur moshën e aktivistëve, dikush nga komuna e Preshevës për të frikësuar ata, menjëherë ftoi edhe policinë në vend të ngjarjes, të cilët me sjellje të paprecedent përveç aktivistëve, identifikonin edhe kalimtarë të rastit që u interesuan të shohin këtë aktivitet”- thuhet në komunikatën e PVD-së.