Sporti

Forian Marku – Godor, meçi mbyllet menjëherë pas rundit të dytë

Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor, të shtunën mbrëma.Luftëtari dhe boksieri nga Peja triumfoi ndaj kundërshtarit, i cili kishte një bilanc prej 20 fitoreve dhe 66 humbjeve shkruan Insport, përcjellë GazetaBlic.Edhe ashtu pritej triumfi i Markut, i cili e nokautoi tri herë kundërshtarin, derisa eventualisht fitoi pas vetëm rundit të dytë.

Meçi parshihej të zgjaste katër runde, por Markut i mjaftuan vetëm dy ta sigurojë fitoren.Gjyqtari ndërpreu meçin në rundin e dytë, pasi Godor u nokautua plot tri herë brenda një periudhe të shkurtër.