Shqipëri

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur në Thumanë në ndihmë të autoriteteve shqiptare

Njësitë e FSK-së për kërkim-shpëtim urban sapo kanër mbërritur në Durrës, në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë, në orët e para të së martës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka konfirmuar se FSK ka dërguar pjesëtarët në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë lidhur me tërmetin që ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm.

Gjenerallejtënant Rama ka thënë se nëse është nevoja FSK është e gatshme të përkrah Shqipërinë edhe me trupa e pajisje shtesë.

Njësitë e FSK-së për kërkim-shpëtim urban, që janë të specializuara dhe të pajisura mirë edhe më njësinë K9 me qenë që janë të specializuar për kërkim nën gërmadha, tashmë janë në Shqipëri dhe do të veprojnë nën komandën e Ushtrisë së Shqipërisë atje, varësisht se ku ka nevojë për ndihmë