Flet gruaja e dytë e hoxhës: Jam martuar me vetdëshirë
Hoxha Vesim Avdiu nga Tërnoci dhe gruaja e tij e dytë kanë folur për martesën e tyre.
Gruaja e cila nuk ka dashtë që emri i saj të bëhet i ditur ka pohuar se është martuar me vetdëshirë.
Ajo në Klan Kosova e ka kundërshtuar deklaratën e babait të saj se është minorene.
“Kjo nuk është e vërtetë jam shumë e vetëdijshme dhe e vendosur. Prindërit e mi besoj kanë qenë krenar me mua. Unë kam edhe dokumente dhe nuk jam e mitur”, ka thënë gruaja e dytë.