FutbollSporti

Fisnik Asllani firmos kontratën me klubin e Bundesligës

Fisnik Asllani të hënën e ka nënshkruar kontratën me klubin e Bundesligës gjermane, Hoffenheim.

Asllani që së shpejti bëhet 18-vjeçar, do të jetë pjesë e klubit të Hoffenheimit deri në verën e vitit 2024.

“Sot është një prej ditëve më të mira në karrierë si futbollist. Kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me një klub të madh si Hoffenheimi. I falënderoj të gjithë. Shpresoj që të kemi sa më shumë suksese dhe ta ndihmoj ekipin në Ligën e Evropës. E falënderoj edhe Union Berlinin për atë që ka bërë për mua”, ka thënë Asllani për KOHA-n.

Në Bundesligën e të rinjve u19, me skuadrën e Union Berlinit, talenti kosovar ka shënuar 15 gola e 7 asistime në 16 ndeshje.