Firmosen dy projektet e radhës nga Sinani
Kryetarja komunës Preshevës njofton se ka firmosur dy projekte të radhës për komunën e Preshevës
I pari ka të bëjë me përpilimin dhe projektimin e dokumentacionit teknik të mirëmbajtjes investive të trotuarit në gjatësi prej 4.370 m, nga Shkolla Fillore ‘Ibrahim Kelmendi’ në Preshevë deri në Korridorin X.
I dyti me ndërtimin e fazës së parë të Tregut të gjelbër ditor në Preshevë.
Që të dy projektet realizohen në kuadër të Programit të ndihmës dhe avancimit të komunave të pazhvilluara për 2021, të Ministrisë për Zhvillim të Komunave të Pazhvilluara të Republikës së Serbisë.
Përderisa vlera e projektit për trotuarin është 1.170.000,00 din; ajo për Tregun e Gjelbër është 6.173.553,00 din, përkatësisht 60 % nga kostoja e tërësishme e projektit në vlerë prej 10.289.256,00 din, e ku pjesëmarrja prej 40% nga mjetet e buxhetit të Komunës është 4.115.703,00 din.