Fillon të mbushet fondacioni i propozuar nga Kurti, kaq para dhuron Labinot Tahiri!
Fondacioni i propozuar dje nga kryeministri Kurti, ka filluar të mbushet. Ani pse dje kryeministri kërkoj ndihmën e diasporës, ndihma e parë nga ardhur pikërisht nga Kosova.
Ish-deputeti dhe këngëtari kosovar, Labinot Tahiri ka ndarë 5000 euro për këtë fond. Tahiri ka bërë të ditur se sot ose nesër do t’i hedh paret në këtë fond.
“Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativen e Kryeministrit Albin Kurti!
Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika!
Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kêrkesës së kryeministrit Kurti, që Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!
Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërrmarē këtë iniciativê dhe do ti dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare!
I nderuar z Kryeministêr, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”
Qytetarë të dashur Zoti ju ruajt gjithmonë edhe sot me këtë sfidë të madhe” shkruan Labi në njoftim.