Fëmijët preshevarë vizituan komunën dhe krytarin Arifi
Kryetarin Shqiprim Arifin sot e vizituan fëmijët e komunës së Preshevës.Arifi për këtë takim u shkroi se është nga takimet më të sinqerta e që sjellin dashuri dhe buzëqeshje.
Ky është postimi i plotë :
Pjesa më e mirë dhe më e sinqertë e jetës janë fëmijët. Pata kënaqësinë ti mirëpres sot fëmijët në ambientet e administratës komunale.
Shumë buzëqeshje dhe dashuri!
Do të mundohemi që fëmijëve tonë tu sigurojmë ambiente më të mira dhe përkujdesje maksimale në çdo kohë.
Mbi të gjitha fëmijët meritojnë fëmijëri me shumë gëzime dhe dashuri!