FutbollSporti

Lugina mposht Pavlovcin

KF Lugina nga Presheva, ka mposhtur me rezultat 2 me 1 ekipin e KF Pavlovcit nga Ristovci, transmeton Ministria e Lajmeve.

Në xhiron e IV në kuadër të Ligës Rajonale Rrethi i Pçinjës në futboll, që u zhvillua sot, në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në Stadiumin e qytetit, djemtë nga Presheva mposhtën KF Pavlovcin, e cila mban pozitën e 5 në renditje tabelare.

Kështu pas 3 ndeshjeve të zhvilluara FC Lugina mban pozitën e 9-të me 4 pikë të grumbulluara, ndërsa në xhiron e ardhshme e cila do të zhvillohet më 10 tetor, do të përballet me liderin aktual të tabelës Mladost B me 7 pikë të grumbulluara