Showbiz

Fansja i kërkon Dua Lipës një ide për të bërë tatu, përgjigjja e këngëtares është epike

Dua Lipa i ka dalë ‘në ndihmë’ një fanseje e cila ka kërkuar një ide për të bërë një tatu.

Fansat menzi presin që Dua të gjejë pak kohë për të hyrë në rrjetin social Twitter dhe të bashkëbisedojë me ta për tema të ndryshme.

Kjo pasi përgjigjet e këngëtares janë gjithmonë shumë epike, shkruan Gazeta Express.

Edhe këtë herë Dua nuk ka zhgënjyer, pasi ka bërë shumë fansa të qeshin me një përgjigje për një fanse e cila ka kërkuar nga ajo që t’i tregojë se çfarë tatuazhi duhet të bëjë me rastin e ditëlindjes së saj të 19.

Ideja e Duas ishte një fjali shumë ‘gangstere’, ndërsa fansja shpresojmë se nuk do ta marrë seriozisht përgjigjen me shaka të këngëtares.