Familja e Dua Lipës marrin vëmendje gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Brit Awards (FOTO)
Dua Lipa, shqiptarja më e përfolur në botë për momentin, mbrëmë ka rrëmbyer një tjetër çmim shumë të rëndësishëm për karrierën e saj, pas dy çmimeve Grammy që i mori javën e kaluar, shkruan KultPlus.
Lipa e cila ishte e nominuar katër herë në Brit Awards 2019 , mbrëmë rrëmbeu çmimin “Brish Single” me këngën “One Kiss” të realizuar së bashku me Calvin Harris.
Por, Dua mbrëmë mori vëmendje edhe gjatë parakalimit në tapetin e kuq si dhe me performancën e saj të shkëlqyer.
Por, pa vëmendje nuk kaluan as familja e saj.
Prindërit e Dua Lipës, motra dhe vëllai i saj ishin gjithashtu të pranishëm në këtë ceremoni, ata u përcollën edhe nga mediat, madje babai i Duas është komentuar për stilin dhe dukjen e tij shumë elegante.