Lajme

​Gazetari dhe moderatori nga Presheva Arben Mehmeti pjesë e Serialit “Kthetra”. 

Në Grenchen kanton të Solothurit të Zvicrës brenda hapësirave të RTV Syri Blu, është mbajtur përzgjedhja, (Castingu) e aktorëve të cilët do të luajnë në serialin, telenovelën “Kthetra” me skenar Besnik Rrahmanit në bashkëpunim me menaxherin e “Blue Production” Musa Sylejmani. Përzgjedhja është bërë para një jurie profesionale nga regjisori i mirënjohur Adem Kicaj dhe drejtori të RTV Syri Blu, Musli Sahiti. 

Në këtë Casting ishin të pranishëm një numër i madh i kandidatëve, që kishin ardhur nga të gjitha pjesët e Zvicrës, që nga St. Gallen e deri në Lausanne dhe Gjenevë. Pjesëmarrje kishte edhe nga shtete të tjera evropiane siq është Franca e Belgjika .Në mesin e këtyre shteteve ishte edhe gazetari i njohur nga Presheva Arben Mehmeti i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Arbeni mori konfirmimin se do të jetë pjesë e serialit “Kthetra”. 

ku në këtë Serial ai do të luajnë për herë të parë si aktor ku roli i tij është “Bardhi”. Mehmeti po ashtu është edhe moderator i emisionit Takim Me Benin i cili e drejton në Rtv Syri Blue këtu ne Zvicër.