Familja Ahmeti Rahovica e Preshevës i dhuron truall Halil Kastratit në Obiliq
Familja Ahmeti nga fshati Rahovicë i Preshevës i dhuroi truall prej 53 ari Shoqateës Bemirëse Jetimat e Ballkanit në qytetin e Obiliqit.
Postimi i plotë:
Lajmin e ka bërë të ditur vet Halil Kastrati i cili ka postuar edhe foto nga vendi ku dhe i është dhuruar trualli.
MashaAllah ?
Na u dhurua, na u bë përhajr si dhe u përfundua bartja e pronsisë
Familja Ahmeti nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës, dhuroj 53,12 ari truall për Shoqatën Bëmirëse Jetimat e Ballkanit në qytetin e Obiliqit.
Ky donacion është mëse i nevojshëm për ndërtim të shtëpive për ato familje që nuk posedojnë truall.
Zoti i shpërbleftë