Të fundit

Nehat Aliu emërohet drejtor i ri në “Qendrën Kulturore dhe Sportive” të Bujanocit

Drejtori aktual i Qendrës Kulturore dhe Sportive “Mlladost” në Bujanoc, Fatmir Hasani, është liruar nga detyra në seancën e sotme të Kuvendit. Drejtor i ri është emëruar Nehat Aliu.
Pas pak më shumë se një viti në krye të KSK “Mladost”, Hasani u shkarkua për shkak të pensionimit.

Drejtori i ri, Nehat Aliu, është kuadër i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), e që sipas marrëveshjes së koalicionit partia në fjalë zotëron menaxhmentin e Qendrës Kulturore dhe Sportive.

Aliu është nga Tërnoveci i Madh, me profesion është mësimdhënës i gjuhës serbe, ndërsa para disa vitesh ka qenë kryetar i Drejtorisë komunale për çështje sociale.