FutbollSporti

Eskalon Granit Xhaka: Hedh fanellën e Arsenalit në tokë, përcillet me fishkëllima nga tifozët

Granit Xhaka vazhdon të jetë në qendër të kritikave nga tifozët e Arsenalit, me të cilët tani ka edhe një lloj përplaseje.

Në ‘Emirates Stadium’, Arsenali është duke zhvilluar ndeshjen e javës së 10 në Premier Ligë ndaj Crystal Palace, teksa rezultati momental është 2-2.

Unai Emery vendosi që në minutën e 61’të të largoj nga loja Granit Xhakën për të zëvendësuar me të riun, Bukayo Saka.

Gjatë largimit nga fusha e lojës, kapiteni i Arsenalit mori fishkëllima të shumta nga tifozët e Arsenalit. Mesfushori nga Kosova ia ktheu atyre dhe i frustruar hodhi fanellën e Arsenalit në tokë. Tutje, Xhaka nuk vendosi të qendrojë në bankën rezervë, duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes