LajmeTë fundit

ËSHTË SHËNUAR DITA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara me përkrahjen financiare të Trupit Koordinues ka prezantuar Raportin nga vizitat e realizuara shtëpi në shtëpi në kuadër të projektit “Të nisemi nga e para – Edhe unë jam këtu”, dhe me te njëjtin rast është shënuar Dita Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara

Të pranishëm ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve publike, gjegjësisht kryetari i komunës së Preshevës, kryetari i KNSH-ës, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Entit për Punë Sociale, përfaqësues të Trupit Koordinues, drejtorë të shkollave dhe gjimnazeve, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe akterë tjerë të rëndësishëm në këtë fushë.

Në këtë prezantim u paraqitën problemet të cilat ballafaqohen dhe të dhënat kryesore rreth personat me aftësi të kufizuara. Në fund të takimit u dhanë edhe sygjerimet për avansimin dhe lehtësimin e jetës së personave me hendikep, si dhe përfshirjen e tyre në jetën e përditshme dhe institucionet publike.