KryesoreLajme

Është hapur pishina “Princesa” në Preshevë

Dje është bërë hapja zyrtare e pishinës Princesa, e cila gjindet me lokacion në fshatin Bushtran. Qytetarët që nga dita e djeshme, kanë vizituar këtë pishinë dhe kanë thënë se kushtet janë shumë të mira.

Tashmë për çdo ditë pishina do të jetë e hapur për vizitorë nga ora 10:30 deri në orën 18:30.

Gjatë ditëve të javës të rriturit duhet të paguajnë 200 din hyrje, ndërsa fëmijët deri në moshën 5 vjeçare 100 din.

Janë angazhuar punëtorët, shpëtimtarët, të gjithë personat e nevojshëm që qytetarëve t’iu ofrojnë të gjitha kushtet që të kenë siguri dhe pushime të këndshme.

Pishina “Princesa”, këtë sezon e ka filluar me shumë risi, me staf menaxhues të ri , ulëse me çadra, shisha, dhe gjatë netëve në vijim do të fillojë funksionimi i restorantit nga ora 19:00 e mbrëmjes me menu të të gjitha llojeve të ushqimit.