Shqipëri

Shqipëria hap shkollat në shtator, distancë dy metra dhe matje e temperaturës

Në pritje të nisjes së vitit të ri arsimor në shtator, Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka përcaktuar një udhëzues të gjatë për shkollat sa i takon masave kundër pandemisë Covid-19.

Vendimi i miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, përcaktohen masa strikte për menaxhimin e situatës nëpër shkolla, ku ndër të tjera thuhet se për nxënësit do të ruhet distanca dy metra, ndërsa drejtorët e shkollave do të përcaktojnë një grafik për hyrjen e tyre nëpër klasa.

Gjithashtu, nxënësve do t’u matet temperatura kur ata vërehen se kanë simptoma, ndërsa do të jetë i detyrueshëm edhe përdorimi i alkoolit.

UDHËZIM MBI KUJDESIN DHE MASAT ANTI COVID-19 NË STRUKTURAT ARSIMORE PARAUNIVERSITARE PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

Hyrje

Një nga dimensionet e rëndësishme për hapjen e suksesshme të shkollave mbetet mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijëve nga infeksioni që sjell sëmundjen e COVID-19. Për këtë arsye si më poshtë rekomandojmë:

KUJDESI PËR NXËNËSIN

Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

Orari për hyrjen e nxënësve në shkollë rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.
Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.
Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi2 metra.
Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.
Justifikimi i mungesës bëhet vetëm nga mjeku i familjes.
Personi përgjegjë si stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryej vlerësimin për çdo nxënës si më poshtë vijon:

➢Matjet e temperaturës me termometër digjital;
➢Sprucim me alkool 60% ose dezifektues të tjerë në duar;

➢Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen,si dhe shami letre përhigjenën e hundëve;