Erion Veliaj shpallet qytetar nderi i komunës së Bujanocit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sot është shpallur qytetar nderi në komunën e Bujanocit.
Kuvendi Komunal i Bujanocit në seancën e sotme solemne ka votuar PËR ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” i Komunës së Bujanocit kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancë morën pjesë 23 këshilltarë, dhe të gjithë votuan PËR, pa asnjë KUNDËR dhe asnjë ABSTENIM.
Tani mbetet që Ministria e Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal të jep pëlqim për zyrtarizimin e titullit “Qytetar Nderi”.
Credits: FB-Komununa Bujanoc