Bota

Trump thotë se do ta inkurajonte Rusinë që të sulmonte një anëtar të NATO-s që nuk ka kryer obligimet ndaj aleancës

Trump thotë se do të “inkurajojë” Rusinë të sulmojë çdo anëtar të NATO-s, që nuk përmbush detyrimet e tij në aleancën më të madhe ushtarake perëndimore, shkruan BBC.

Ish-presidenti amerikan ka pranuar se dikur i kishte thënë kreut të NATO-s se nuk do të mbronte një komb me detyrime të papagauara nëse do të sulmohej nga Rusia.

“Më mirë se sa pritej”, Xavi jep de…Mot me shi sot në Shqipëri…Vranësira dhe diell – priten rrebeshe shi…Ky është një ndër fshatrat më interesant të Rum…Carlo Ancelotti zgjedh tre lojtarët më të mirë …
Pretendon se kishte paralajmëruar kreun e NATO-s që në një rast të tillë “do të inkurajonte” agresorët të bëjnë “qfarë të duan”, transmeton Telegrafi.

Anëtarët e NATO-s obligohen të mbrojnë qdo komb brenda bllokut në rast se do të sulmohej. Në anën tjetër Shtëpia e Bardhë komentet e Trumpit i ka cilësuar si “të tmerrshme”.

Duke folur gjatë tubimit të djeshëm në Karolinën e Jugut, Trump tha se këto komente për Rusinë i ka bërë gjatë takimit me liderët e vendeve anëtare të NATO-s.

Ai shpjegoi sesi lideri i një “vendi të madh” paraqiti një situatë hipotetike në të cilën ai nuk i përmbush detyrimet e tij financiare brenda NATO-s, por u gjend nën sulmin e Moskës.

Trump tha se ky lider e pyeti nëse Shtetet e Bashkuara do t’i vinin në ndihmë vendit të tij në atë skenar.