Erion Veliaj do t’a vizitojë Preshevën të dielen e ardhshme
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, do t’a vizitojë Preshevën të dielen e ardhshme, më 20 shtator.
Lajmin e ka konfirmuar vet Veliaj përmes një video në faqen e tij në facebook.
Ai ka thënë se vizita në Preshevë realizohet si pjesë e aktiviteteve në kuadër të muzeut të lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”.
Përveç Preshevës, vizita e Veliajt do të realizohet edhe në Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe vende tjera shqiptare, ku edhe do të i mundësohet që qytetarët e këtyre vendeve të njihen me historinë 100 vjeçare të Tiranës.
Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Erion Veliajt të publikuar në faqen e tij nē facebook:
Tirana vjen tek Ti!
Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon nën kujdesin e Bashkisë Tiranë starton në sheshin “Skëndërbej” muzeun e lëvizshëm ‘Tirana vjen tek ti’.
Muzeu do të nisë nga Tirana dhe do të udhëtojë në qytetet: Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe Preshevë etj, duke u vendosur në sheshet kryesore të tyre e duke ju ftuar të vizitoni më të mirën e Tiranës në këtë 100 vjetor
!