Erika Yomtov, shqiptarja që drejton katër laboratorë kimie në institutin kërkimor më të madh të Izraelit
Erika Yomtov (Langu) u largua nga Shqipëria me familjen e saj në vitin 1991 për Israel, në periudhën kur shumica e hebrenjve të Shqipërisë u riatdhesuan në Izrael pas rënies se regjimit Komunist. Ajo vazhdon të banojë edhe sot në Izrael me bashkëshortin e saj dhe tre djemtë.
Erika është diplomuar ne Universitetin e Tel Avivit ne Master (M.Sc ) të dyfishtë në Bioteknologji Farmaceutike dhe Fiziologji, dhe është diplomuar në Universitetin Teknologjik të Haifës “Technion-Israel Institute of Technology” në Master të dytë (MBA) për Administrim Bisnesi.
Erika sot drejton katër laboratorë kimie në institutin kërkimor më të madh të Israelit TAMI (IMI) https://www.tami-imi.com me vendndodhje në qytetin e Haifes në veri të Izraelit.
Këto laboratorë japin shërbime në fushën e farmaceutikes, agrikulturës, industrisë kimike dhe ushqimore .
TAMI (IMI) është instituti qendror i kërkimeve shkencore te korporatës Izraelite “ICL- Israeli Chemicals LTD (”http://www.icl-group.com).
Kjo korporatë izraelite ka shtrirje në të gjithë kontinentet dhe prodhon lëndë të para nga mineralet që gjenden në Detin e Vdekur në Jug të Izraelit.
Veprimtaria kryesore e ICL fokusohet ne fushat e: agrikulturës, ushqimit dhe materialeve industriale .
Me 13,000 punonjës ne mbare boten dhe me një veprimtari vjetore prej 6 miliardë dollarë, ICL është lider botëror ne fushën e plehrave kimike për bujqësinë si dhe prodhuesi kryesor i lendeve qe ngadalësojnë përhapjen e zjarrit ne ambiente te hapura dhe te mbyllura.