Shqipëri

Meta dekreton 4 ministra, lë ‘pezull’ përsëri kalamajin Gent Cakajn

eta ka dekretuar sot 4 ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar edhe emërimin e znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Por Meta reziston sërish për emrin e Gent Cakës, duke mos e dekretuar atë si ministër të Jashtëm.

Sidoqoftë, presidenti Meta nuk është kundër Cakajt, por më shumë preferon Veton Surroin.

Por, burime të Gazeta Metro të afërta me Kryeministrin Rama, kanë thënë se “Presidenti Ilir Meta dhe Parlamenti i Shqipërisë, mund të vonojë për dekretimin e Cakajt, për tatktizime politike dhe konzum të brendshëm politik, që nënkupton edhe disa ditë më shumë se 21 janari i këtij viti, por emërimi i Cakajt është punë e kryer”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, mbrëmjen e sotme raportohet se Metës i ka vajtur në zyrë edhe vetë kryeministri Edi Rama, por me sa duket Meta vazhdon të bëjë “të vështirin”.

D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6176 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 19 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Besa Shahini, emërohet ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11042
Tiranë, më 09.01.2019