Bota

Erdogan zotohet se nuk do të lejojë një Kurdistan të dytë në Siri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti të hënën planet e qeverisë së tij për të shkatërruar rajonin autonom të udhëhequr nga kurdët në veri të Sirisë, të cilën ai e krahasoi me Rajonin e Irakut të Kurdistanit, duke deklaruar se ai kurrë nuk do ta toleronte atë.

Duke ju drejtuar një forumi ekonomik në Ankarasa, Erdogan dha versionin e tij për “zonën e sigurt” në Siri, duke akuzuar Amerikën për aleancë me kurdët.

“Ne po flasim për një zonë të sigurt kundër terroristëve. Ne nuk mund të japim pëlqimin për një implementim të ngjashëm me atë në Irakun e veriut “, tha presidenti turk duke iu referuar zonës së viteve 1991-2003 që fuqitë botërore të udhëhequra nga SHBA krijuan ushtrinë kurde për të luftuar ushtrinë e ish diktatorit irakian Saddam Hussein, një situatë që së shpejti çoi në formimin e rajonit të Kurdistanit pas Luftës së Dytë të Gjirit.

Kjo ishte një nga shumë rastet që Erdogan bëri të qartë se Ankaraja nuk do të pranonte daljen e një entiteti të dytë vetëdrejtues kurd në Lindjen e Mesme si një popullsi e madhe rreth 20 milionë kurdë në shtetin anëtarë të NATO-s, Turqisë i kërkohet për respektimin e të drejtave për kurdët duke i njohur identitetin , gjuhën dhe kulturën.

Erdgan nuk synon në integritetin territorial të Sirisë, duke shtuar se ai gjithashtu do të diskutojë çështjen me homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë në ditët në vijim.

Lidhur me një operacion të mundshëm ushtarak turk në rajonin lindor të lumit Eufrat, Erdoğan tha se pothuajse të gjitha përgatitjet janë përfunduar.