Erdogan: Myslimani nuk mund të jetë terrorist, as terroristi mysliman
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duke kritikuar karikaturat e revistës franceze “Charlie Hebdo” ndaj profetit Muhamed tha se është çështje nderi të qëndrojnë me sinqeritet kundër sulmeve ndaj profetit, raporton Anadolu.
dogan vlerësoi zhvillimet e fundit gjatë mbledhjes së partisë së tij, Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara.
Duke theksuar se gjenden në një periudhë kur armiqësia ndaj Islamit dhe myslimaneve si dhe mosrespekti ndaj Profetit po përhapet si kanceri, veçanërisht midis udhëheqësve në Evropë tha se: “Është çështje nderi për ne të qëndrojmë me sinqeritet kundër sulmeve ndaj profetit tonë”.
“Franca dhe në përgjithësi Evropa, nuk meritojnë politikat boshe, provokuese, të shëmtuara dhe që përhapin urrejtje të Macron-it dhe të atyre që ndajnë të njëjtin mendim me të. I ftojmë evropianët e matur që të zhvillojnë iniciativa kundër kësaj tendence të rrezikshme për një të ardhme të ndritur për veten dhe fëmijët e tyre”, u shpreh ai.
Tensionet mes Francës dhe Turqisë u përshkallëzuan pas vrasjes së profesorit Samuel. Macron nderoi atë dhe tha se Franca “nuk do të heq dorë nga karikaturat”. Karikaturat nga revista javore satirike franceze “Charlie Hebdo” po ashtu u projektuan në ndërtesa në disa qytete.
Erdogan gjatë fjalimit tha se në Turqi gjenden 435 kisha dhe sinagoga të cilat janë nën kujdestarinë, garancinë e shtetit, duke potencuar se nuk kanë ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjnë në besimin, të shenjtin dhe adhurimin e askujt.
“Besoj se armiqtë e Islamit dhe Turqisë do të mbyten në kënetën e inatit dhe urrejtjes që kanë hyrë në emër të lirisë. Këto janë shenja se Evropa po kthehet sërish në periudhën e saj barbare”, tha Erdogan.
“Myslimani nuk mund të jetë terrorist dhe terroristi nuk mund të jetë mysliman”, shtoi ai.
Presidenti turk gjithashtu komentoi bastisjen e kryer në mënyrë të parespektueshme nga qindra policë në një xhami në Gjermani. “Kancelarja Merkel nuk mund të më shpjegojë mua hyrjen e rreth 100-150 policëve gjatë namazit të sabahut në xhaminë Mevlana në Gjermani”, tha ai.
Policia gjermane të mërkurën e kaluar bastisi Xhaminë Mevlana në Berlin për shkak të një hetimi financiar, përderisa besimtarët ishin mbledhur për faljen e namazit të sabahut