Bota

Erdogan kërcënon edhe një herë Greqinë, thotë se grekët u sollën si banditë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të shtunën se Turqia nuk do të tërhiqet nga kërcënimet e sanksioneve pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Greqinë.

“Ne kurrë nuk do të përulemi para aksioneve banditë në vendin tonë. Nuk do të tërhiqemi përkundër gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve’, tha Erdogan.

Ai tha se Turqia do të vazhdojë eksplorimin e energjisë deri më 23 gusht.