Erdogan: Kemi përjetuar shumë tërmete, këto fatkeqësi janë sprova për ne
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se në të kaluarën kanë përjetuar shumë tërmete, por populli ka ditur t’i kalojë me durim.
“Këto fatkeqësi për ne janë një sprovë e madhe. Ne jemi një popull që këto sprova i kemi kapërcyer me durim. Kemi përjetuar tërmetin në Bingol, në Van, në Simav, në Duzce, në Sakarya, në Bolu. Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim”, theksoi Erdogani, përcjell atsh.
“Si shtet, si popull kemi bërë të pamundurën dhe shpresojmë se do të vazhdojmë ta bëjmë edhe pas kësaj”, deklaroi Erdogani.
Ai tha se punimet nën rrënoja do të vazhdojnë.
“Këto rrënoja do të hiqen, nëpërmjet Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor (TOKI) dhe në vend të rrënimeve nëpër fshatra dhe lagje, do bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme. Nuk do të lëmë askënd jashtë”, theksoi ai.
Më tej Erdogani shprehu ngushëllime për 22 personat që humbën jetën në këtë tërmet.
Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë, vdiqën 22 persona ndërsa mbi 1000 të tjerë janë lënduar.