Bota

Erdogan: Do t’i hedhim grekët në det

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një fjalimi ka kërcënuar se do t’i hedhin grekët në det. Paralajmërimet u bënë gjatë një fjalimi që ai mbajti në Izmir të shtunën.

Erdogan citoi një këngë turke ku përsëriti tekstin, “Unë do t’i hedh grekët në det”.

Linja është pjesë e një vargu nga një këngë popullore turke që u shkrua gjatë viteve të katastrofës së Azisë së Vogël. Erdogan me gjasë përsëriti tekstin përpara publikut të tij në fjalimin e së shtunës në një përpjekje për të shënuar pikë politike përpara zgjedhjeve lokale turke në mars.

Izmiri është një bastion tradicional i opozitës dhe presidenti turk shpreson të fitojë votat e tyre, duke përdorur një qasje ekstreme dhe nacionaliste.