Lajme

Epidemiologu Nestroviq :Nëse rritet numri i të infektuarve mbi 5%, mbyllim kafiterit dhe qendrat tregtare

Disa ditë më parë, anëtarët e Shtabit të Krizave njoftuan mundësinë e kthimit të masave nëse numri i të infektuarve rritet mbi dy përqind.

Gjithçka do të behet e ditur nesër kur të mblidhet Shtabi i Krizave ne seancen e jashtëzakonshme e cila u thirr nga kryeministrja Ana Brnabiq.

“Ne nuk duhet të lejojmë që numri i të infektuarve të tejkalojë pesë përqind. Në atë rast do të fillonim luften qe nga fillimi me korona virusin. Është sikur nuk kemi bërë asgjë deri më tani. Me largimin e masave njerëzit sikur e kuptuan se perfundoi epidemia. Te gjithe po sillen sikur asgjë nuk po ndodh, sikur të mos kishte ndonjë gjendje të jashtëzakonshme disa javë më parë. Tani për tani, gjithçka është nën kontroll, por nuk duhet të lejojmë qe te rritet numri i te infektuarve. Nëse përqindja e të infektuarve arrin pesë përqind, mendoj se disa masa do të kthehen” tha për “Informer” prof. Dr. Branislav Nestoroviq.

Para se gjithash do te vendoset bartja e detyrueshme e maskave, dhe te gjithe ata qe nuk do ta bartin do te denohen. Nuk perjashtohet as mbyllja e kafiterive dhe qendrave tregtare. Ne duhet te jemi te pergjegjshem si shoqeri por edhe si individe. Maskat mborjtese dhe dorezat duhet ti bartim neper ambientet e mbyllura, distanca duhet te rrespektohet dhe duhet te i shmangim pershendetjet dhe perqafimet” tha Nestoroviq.