Epidemiologu Anthony Fauci: Varianti tjetër i virusit mund të jetë më i rëndë
Mutacioni i ardhshëm i koronavirusit mund të jetë edhe më i keq dhe më ngjitës se varianti Delta. Ky është alarmi i ri i bërë nga epidemiologu Anthony Fauci. Prandaj për virologun është i rëndësishëm parandalimi, veçanërisht përmes vaksinimit, pasi përhapja e rasteve në Amerikë ka filluar të jetë të paktën 100 mijë në ditë. Fauci përsëriti se rritja e fundit e infeksioneve ka prekur kryesisht njerëzit e pavaksinuar.
“Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë,” shtoi ai.
“Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më i rëndë, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe”, tha Fauci në një intervistë me faqen e lajmeve McClatchy, duke shtuar se “njerëzit që nuk vaksinohen gabimisht mendojnë se bëhet fjalë vetëm për ta. Por nuk është kështu, është për të gjithë të tjerët”.
Epidemiologu paralajmëroi se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja përfshijnë njerëzit e pavaksinuar dhe shpjegoi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë me fat” që kanë vaksina që i kanë rezistuar varianteve, duke sugjeruar se ky mund të mos jetë rasti nëse shfaqen edhe lloje më serioze, Arrihet në 100 mijë raste në ditë, shkruan A2.
Shtetet e Bashkuara raportojnë një mesatare javore të infeksioneve të reja prej 94,000 rastesh në ditë, me 48% më shumë se një javë më parë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins