Enti për punësim në bashkëpunim me Komunën e Preshevës kanë shpallur konkursin publik të programit “Paga ime e parë”
Objektivi i këtij program është inkurajimi për punësimin e të rinjëve dhe mbështetje ekonomike në zgjidhjen e problemit të mungesë të personelit.
Punëdhënësit e interesuar për të marrë pjesë në Program duhet të shpallin pozicione specifike të punës (me përshkrime të punës në gjuhën serbe), ku të rinjtë do të trajnohen për të punuar në mënyrë të pavarur sipas një programi të vendosur të aprovuar nga Enti i punësimit, dhe me një mentor i cili mbikëqyr punën dhe siguron mbështetje .
Programi zbatohet me punëdhënës të sektorit privat ose publik, të cilët aplikojnë në Thirrjen Publike të Entit për Punësim, në përputhje me Rregulloren për Programin e Nxitjes së Punësimit të të Rinjve “Paga ime e parë”.
Ftesa është e hapur për të gjitha subjektet afariste që veprojnë në territorin e Republikës së Serbisë (sipërmarrësit, subjektet juridike mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha).
Totali prej dy miliard dinarësh nga buxheti i Republikës së Serbisë janë ndarë për Programin “Paga ime e parë”.
Të rinjtë me arsim të mesëm të përfunduar marrin kompensim financiar mujor prej 20,000.00 dinarë, ndërsa pagesa për ata me arsim të lartë të përfunduar kompensimi do të arrijë vlerën 24,000.00 dinarë.
Fondet do t’u paguhen drejtpërdrejt personave në trajnim, përmes Entit për Punësim. Përveç shumës së paguar nga shteti, punëdhënësit mund të paguajnë edhe fonde shtesë. Kontributet në rast të lëndimeve në punë dhe sëmundjeve profesionale gjithashtu paguhen në përputhje me ligjin
Trajnimi gjatë punës zgjat nëntë muaj.
Për të qenë më detajisht të informuar në lidhje me aplikimet, mund të vizitoni faqen zyrtare: http://www.nsz.gov.rs