BoksSporti

Enis Muqaj ka mposhtur në “shtëpinë e tij” serbin, Veljko Vulovic

Shqiptarët njihen për përfomancat e mira në sportet luftarake.

I jashtëzakonshëm është treguar edhe djaloshi nga Lubizhda e Hasit, Enis Muqaj që në debutimin si profesionist në MMA.

Mbrëmjen e kaluar, 18 vjeçari ka mposhtur në “shtëpinë e tij” serbin, Veljko Vulovic, shkruan Indeksonline.

Shqiptari nga Prizreni nuk i dha asnjë mundësi kundërshtarit dhe në fund fitoi brezin në kategorinë deri në 77 kilogram.

Gara më e madhe në Serbi e këtij sporti, “Serbian Batle Championship” e zhvilluar në sallën “Kristalna Dvorana” në Zrenjanin ka qenë mundësia e “artë” e Muqajt që të shpërthej.

Enisi nga mosha tetë vjeçare jeton dhe vepron në Kroaci derisa kjo ka qenë gara e tij e parë profesionale.