ARKIVA

Emocionuese: Kjo pako cigare është e vjetër 30 vjet, nuk u hap sepse i takonte një minatori grevist

Greva e vitit 1989 do të mbahet mend se shkundi themelet e Jugosllavisë, dhe për këtë përkujtohet çdo vit, transmeton Ministria Lajmeve. Në këtë vit ndodhi diçka e veçantë, dje u publikua me foto një pako cigare që daton nga koha e grevës së madhe.Para 29 vjetëve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.