FutbollSporti

Emery e pranon: Xhaka mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka pranuar se Granit Xhaka mund të mos luaj kurrë më për Arsenalin ndërsa ka zbuluar se kanë biseduar rreth shitjes së tij në afatin kalimtar në janar.

Xhaka që prej kur i ka fyer tifozët e Arsenalit nuk ka luajtur më dhe i është hequr shiriti i kapitenit, transmeton Koha.net.

Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ekipit as në ndeshjen ndaj Leicester Cityt me vendim të Emeryt, i cili vendosi të lë atë jashtë pasi Xhaka e bërë të qartë se nuk është i gatshëm që të luaj.