Emërohet kryetari i ri i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë
Kryetari i ri i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është emëruar, Aleksandar Martinoviq, raporton Ministria e Lajmeve
Martinoviq është edhe Ministër aktual për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale.
Kujtojmë se Trupi Koordinues që pas vdekjes së dr. Zoran Stankoviqit në vitin 2021, nuk ka pasur kryetar të ri deri më tani.
Trupi koordinues u formua në fund të vitit 2000 gjatë konfliktit në jug të Serbisë me idenë për të përfaqësuar një lidhje midis komuniteteve lokale dhe autoriteteve qendrore. Kryetari i parë ishte Nebojsha Çoviq, pas tij Rasim Lajiq, Milan Markoviq dhe më pas Zoran Stankoviqi./ministrialajemeve.com