Showbiz

Elvana, me fjalë emocionuese pas koncertit të mbrëmshëm

Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një shkrim emocionues pas koncertit të brendshëm që e organizoi nën patronatin e bashkëshortes së kryeministri, Anita Muçaj-Haradinaj

Mbrëmë, derisa shumica e këngëtarëve të estradës kosovare kishin zgjedhur për të kënduar në shesh para fansave të tyre, në një kënd tjetër të Prishtinës ishte mbajtur koncerti i këngëtares Elvana Gjata.

Ky koncert ishte organizuar nën patronatin e bashkëshortes së kryeministrit, Anita Muçaj.

E pas këtij koncerti, Elvana ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale ku flet fjalë të mëdha e emocionuese për Kosovën.

“Oj Kosove e dashur që me dhuron veç dashni… Fjalët nuk me mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen që kam për ju, por mbrëmë në koncertin për nder të pavarësisë, jam ndjere si kurrë ndonjëherë, si në shtëpinë time…E lumtur për të gjithë ju që ishit mbrëmë të pranishëm në koncert. Mirënjohje për atë që beri të mundur këtë event, faleminderit Anita Haradinaj për punën e jashtëzakonshme dhe mbështetjen tende në realizimin e këtij eventi. @amucaj ????????”, ka shkruar ajo.