Lajme

Ekspertët amerikanë akuzojnë BE’në për dështim të dialogut të udhëhequr nga SHBA’ja

Ekspertët e Institutit “American Enterprise”, Dalibor Rohac dhe Ivana Stradner, në një opinion të publikuar në ‘National Review’ kanë akuzuar Bashkimin Evropian se i ka vënë ndërkëmbëzën samitit Kosovë-Serbi të udhëhequr nga SHBA.

Ata kanë shkruar se progresi në rajon, qoftë ai i marrëveshjes së Dejtonit, përfundimi i luftës në Kosovë apo ruajtja e sigurisë së saj ka ardhur në vetëm nga bashkëpunimi midis SHBA dhe BE-së, dhe jo nga njëra palë, duke i vënë ndërkëmbëzën tjetrit.

SHBA dhe BE ndajnë të njëjtat objektiva themelore në Ballkanin Perëndimor: që rajoni të jetë paqësor, demokratik dhe ekonomikisht i suksesshëm, i bazuar në sundimin e ligjit dhe jo një shesh lojërash për fuqitë revizioniste si Kina dhe Rusia. Kush do t’i marrë lëvdatat për zhbllokimin e gjendjes aktuale gjatë periudhës së shkurtër kohore të dhënë nga zgjedhjet e fundit në Serbi, duhet të jetë shumë më pak e rëndësishme. Të shohësh BE të bëjë përtej të zakonshmes për të ruajtur gjendjen e tanishme nga frika e marrjes së lëvdatave nga dikush tjetër për përparimin e arritur eventual është zhgënjyese – dhe pozitivisht Trumpiane”, la thënë Rohac dhe Stradner.

Për më tepër, ata shkruajnë se kur bëhet fjalë për diplomacinë, presidenti amerikan Donald Trump sipas kritikuesve të tij, ka shprehi që t’i rrisë vlerën paraqitjes e jo thelbit, ka mungesë takti ndaj aleatëve dhe shumë shpesh e vë në dukje egon e tij shpejt të lëndueshme.