LajmeShqipëri

Ekspertë nga Amerika do të bëjnë inspektimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti!

Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues i diasporës shqiptare në SHBA, po qëndron në Shqipëri së bashku me një ekip ekspertësh nga Nju Jorku, përcjell Ministria Lajmeve.

7 ekspertë nga Amerika do të bëjnë inspektimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Fillimisht janë paraparë që të inspektohen rreth 200 ndërtesa, duke filluar nga shkollat fillore e deri te objektet universitare.

Mark Gjonaj mes tjerash ka shkruar se ka bërë disa vizita dhe është dëshmitar i dëmëve të mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri. Ai ka vizituar të shpërngulurit në strehimore dhe fëmijët e plagosur që mbijetuan. Ai poashtu theksoi se është krenar për Komunitetin Shqiptarë në Amerikë të cilët po vazhdojnë mbështetjen e tyre në çdo mënyrë e veçanërisht për ekipin e inxhinierëve dhe arkitektëve nga Nju Jorku të cilët iu bashkuan atij në këtë udhëtim.