LajmeTë fundit

Xhamitë e Preshevës tubojnë mbi 14 mijë € për vëllezërit në Shqipëri!

Pas tragjedisë që ndodhi më 26 Nëntor në Shqipëri si shumë të tjerë edhe Bashkësia Islame e Kosovës në Preshevë mori iniciativën e grumbullimit të mjeteve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri duke u solidarizuar me vëllezërit atje.

Ata këta hap e ndërmorën duke parë nevojën emergjente për vëllezërit tanë në Shqipëri të goditur nga tërmeti, me këtë rast KBI Preshevë morri vendimin që në xhamitë e komunës së Preshevës ditën e xhuma (29 Nëntor) në hutbet e ditës së premte të flitet për solidarizimin me vëllezërit tanë në Shqipëri dhe të mblidhen mjete që tu dilet në ndihmë në këtë situatë të vështirë.

Bashkësia Islame Preshevë ka bërë të ditur që aksioni do të vazhdojë deri më 6 Nëntor (xhumaja e ardhshme)

Duke lutur Zotin që situata e krijuar të tejkalohet sa më lehtë.
Allahu i shpërbleftë gjithë ata që po ndihmojnë popullin shqiptar.